AlbanianSport.com 28.05.2016 08:45
ASNN – Talenti shqiptar Rei Manaj vijon të çudisë mediat italiane. Pas një sezoni të mirë me Interin 19-vjeçari shqiptar i është bashkuar të rinjve zikaltër të cilët janë në luftë për titullin. Në çerekfinalen e së premtes zikaltërit e rinj kanë mundur pas gjuajtjeve të 11-metërshave Palermon, duke siguruar një vend në gjysmëfinale. Ashtu edhe siç pritej, shkruajnë mediat italiane, Rei Manaj ka shkëlqyer duke shënuar 2 gola gjatë kohës së rregullt të lojës dhe ekzekutimin perfekt të 11-metërshit të parë për Interin.
Rezultati i kohës së rregullt përfundoi me rezultatin 2-2, me dy golat e Manaj që sollën dy herë barazimin për zikaltërit e rinj të Interit, ku shqiptari goditi edhe një shtyllë horizontale. 2 gola të shpejtë u shënuan edhe kohën shtesë duke e çuar ndeshjen drejt 11-metërshave, ku Interi i Manaj triumfoi 5-3. Kështu, Rei Manaj konfirmoi edhe një herë formën e tij të shkëlqyer. Sulmuesi shqiptar ndihmoi skuadrën e të rinjve të Interit në fitoren kundër Palermos në ndeshjen e “play-off”-it.
Xhovani De Biazi vendosi të mos e grumbullojë përpara “Euro 2016”-ës, por e ardhmja e Rei Manaj në kombëtaren shqiptare është e sigurt. Konfirmimi për këtë vjen nga vetë sulmuesi, që shënoi dy gola të tjerë me Interin në ndeshjen e “play-off”-it të kampionatit për të rinj në Itali. I huazuar nga ekipi i parë, futbollisti ndihmoi skuadrën e tij në fitoren me 11-metërsha kundër Palermos. Manaj barazoi rezultatin në minutën e 10-të të pjesës së parë, duke ekzekutuar saktë një goditje dënimi në hyrje të zonës.
Me rikthimin në fushë, Palermo kaloi sërish në epërsi. Edhe një herë ishte Manaj ai që ktheu ekuilibrat në shifra në kohën e rregullt të ndeshjes. Në shtesë dy skuadrat do të gjenin sërish rrugën e rrjetës, teksa fati i ndeshjes do të vendosej nga pika e 11-metërshave. Rei Manaj goditi i pari për Interin, duke i hapur rrugën skuadrës zikalëtr që fitoi 8-6 me 11-metërsha.
Një sukes i rëndësishëm për Interin, por edhe personal për Rei Manaj, që shumë shpejt duhet të vendosë për të ardhmen e tij. Sulmuesi mund të bindë trajnerin Roberto Mançini që ta mbajë në skuadrën e parë, në të kundërt, në garë për të marrë shërbimet e tij janë edhe disa skuadra të tjera, në Itali e jashtë saj, ku futbollisti shqiptar do të luante me vazhdimësi.