AlbanianSport.com 27.05.2016 10:40
ASNN – Duket se kompanitë e basteve nuk kanë shumë besim se kuqezinjtë do të shënojë shumë gola në finalet e Evropianit “Francë 2016”. Dhe, në fakt, njëfarë të drejte e kanë, sepse, gjatë fazës eliminatore, Shqipëria realizoi vetëm 7 gola në 8 ndeshje, pasi golat në fitoren në tavolinë me Serbinë nuk përllogariten, pra, më pak se çdo skuadër tjetër e kualifikuar.
Së bashku me Irlandën e Veriut, Shqipëria parashikohet si ndër më të dobëtat në këtë aspekt, duke u vlerësuar me koeficientin më të ulët. Pas këtyre përfaqësueseve Hungaria dhe Rumania, kjo e fundit kundërshtare e Kombëtares së drejtuar nga De Biasi. Gjermania, vendi organizator Franca dhe Spanja mendohen si sulmet të rezultative.