Kombëtarja / Gashi: Shqiptarët e Zvicrës, miq jashtë fushe, “armiq” në të!

Share Button

Kombetarja-Austri-2016-Gashi-portret

AlbanianSport.com 26.05.2016 14:35

ASNN – Shkëlzen Gashi është lojtari i Kombëtares shqiptare, i cili ka udhëtuar me mijëra kilometra, nga përtej Atlantikut, për t’iu bashkuar skuadrës në qendrën stërvitore në Austri. Padyshim, ai është lojtari që ka udhëtuar më shumë për të mbërritur deri në kampin ku po stërvitet kombëtarja ynë në prag të Evropianit në Austri, megjithatë për Shkëlzen Gashin, po ashtu si edhe për lojtarët e tjerë kuqezi, Euro 2016 është një veprimtari që nuk duhet humbur.

Ai kërkon të japë maksimumin për të ndihmuar ekipin në finalet e Euro 2016. “Tani kanë filluar emocionet, – ka thënë ai. –  Jam i gëzuar që do të shkojmë në Francë. Është hera e parë që shkojnë në një eveniment kaq madhor, ndaj duhet të japim maksimumin.” Sulmuesi, i cili aktivizohet në Amerikë me Kolorado Rapids, ka shkuar shumë larg me parashikimet e fazës së grupeve të Europianit duke besuar se Shqipëria mund të marrë 7 pikë nga 3 ndeshjet.

“Është shumë e rëndësishme ta nisim mbarë me fitore, sepse do të kemi moral më të lartë, – ka thënë sulmuesi kuqezi i ekipit amerikan. – Shpresoj të grumbullojmë 7 pikë. Duhet të japim maksimumin dhe duhet të besojmë në të tri ndeshjet”. Në përfaqësuesen e Zvicrës, janë disa futbollistë, me të cilët Gashi ka luajtur në kampionatin zviceran dhe I ka shokë, por në fushë për të do të jenë kundërshtarë. “Takimi me Zvicrës do të jetë shumë emocionues, sepse i njoh të gjithë lojtarët kundërshtarë, por kur të bjerë bilbili do te jap maksimumin për t’i mundur”, – ka thënë ai.

“Me 4 lojtarë të Zvicrës kam luajtur te Baseli, i kam shumë miq”, – ka shtuar Gashi. Emri i Gashit në listën e De Biazit bën pjesë në grupin e sulmuesve dhe me skemën që luan Shqipëria vetëm njëri prej tyre mund të jetë në formacion. Përtej dëshirës për të qenë në fushë, Gashi nuk i vë në dyshim zgjedhjet e trajnerit. “Trajneri jep formacionin, të gjithë lojtarët duhet t’i bindemi dhe të japim maksimumin, – pohon ai. – Kështu siç kemi luajtur gjatë eliminatoreve, duhet të luajmë sërish.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh