Gjergj Vyshka 26.05.2016 10:25
Roxher Kluge parakalon grupin dhe fiton etapën e 17-të të Xhiros së Italisë, Molveno-Kasano d’Ada, 196 kilometra të gjatë. Në shkëputjen finale, çiklisti gjerman ka lënë prapa Xhakomo Nikolon dhe bashkatdhetarin Niklas Arndt. Fanella rozë ka mbetur si gjithmonë për holandezin, Stivej Kruijsvijk.
Një etapë që është karakterizuar nga një arritje që pas kilometrit të dytë të saj nga Daniel Os, rusi Brut dhe shqiptari Eugert Zhupa. Të tre së bashku, të cilët kanë arritur epërsinë më të madhe me 5 minuta e 10 sekonda nga ndjekësit, vetëm 23 kilometra nga finishi janë kapur nga Konovalovas, Bak dhe Bekov.
Me një punë të mirë të çiklistëve të shpejtësisë janë arritur në kilometrin e fundit dhe Kluge, që ndiqej nga Pozato, kalon dhe djeg dhe mjeshtrit e shpejtësisë. Zhupa ka ardhur në finish i 115-ti me kohën 4h32’36” duke qenë 1 sekondë e 7 të qindtat larg Kluges, ndërsa ka marrë dhe një bonus prej 0’02”.
Në renditjen e përgjithshme është i 125-ti me një diferencë prej 3 orësh e dy minutash e 57 të qindtash nga Kruijsvijk.