AlbanianSport.com 25.05.2016 19:35
ASNN – Në konferencën për shtyp të radhës, nga Bad Valtersdorf në Austri, pyetjeve të gazetarëve iu janë përgjigjur, dy futbollistët e kombëtares, Ledian Memushaj dhe Ertrit Berisha. Ky i fundit i shikon të gjitha skuadrat e grupit pretendente për të kaluar më tej.
Në lidhje me gjendjen e tij dhe formën sportive Berisha u përgjigj: “Kam patur probleme dhimbjesh anash gjurit dhe kjo më ka penguar disi. Por tani ndjehem mirë dhe jam në formë.”
“Po punoj shumë së bashku, me skuadrën për të dhënë më të mirën dhe për t’i shërbyer sa më mirë, – ka vijuar ai. Pasi u është përgjigjur një serie pyetjesh ai ka theksuar: “Të jesh portier i Shqipërisë është një përgjegjësi e madhe.”
“Shpresojmë që loja jonë të rritet edhe më shumë, – ka thënë gardiani kuqezi. – Në Evropian do të ketë skuadra shumë të forta dhe ne duhet të paraqitemi sa më mirë”. Kombëtarja vijon përgatitjet në Austri në prag të pjesëmarrjes në Evropianin “Francë 2016”.