(Video) De Biazi: Nuk shkohet përpara vetëm me fat, Evropiani, i vështirë

Share Button

ABK-De-Biazi-FSHF-2016

AlbanianSport.com 24.05.2016 17:55

ASNN – Kombëtarja kuqezi ka nisur tanimë përgatitjet për Evropianin “Francë 2016” dhe, në një intervistë ekskluzive për Televizionin Shqiptar, trajneri Xhovani De Biazi ka theksuar se ky sukses ishte fryt i një pune 4-vjeçare, që nisi në fund të 2011-tës.

Për trajnerin kuqezi, më shumë se çështje fati, kualifikimi ka qenë një rrugëtim i vështirë, ndërsa aventura e në fazën finale të Evropianit është një ëndërr, të cilët shqiptarët duhet ta jetojnë me këmbët në tokë.

 

– Sinqerisht, e kishit menduar ditën e parë që nisët punën me Shqipërinë, se do ta arrinit tek kjo ditë, pra që do të shpallni listën e atyre që do të merrnit me vete në Evropian?

– Sinqerisht, unë shpresoja. Kur kam ardhur këtu, në dhjetor të 2011-tës, kam deklaruar se do të kërkojmë të vëmë zemrën mbi vështirësitë, për të bërë një paraqitje të madhe, dhe besoj se, gjëja më e bukur, është se kjo dëshmon se, me kohën e duhur dhe me idetë e duhura arrin të bësh diçka në futboll. Ky mendoj unë që është aspekti më i rëndësishëm dhe prandaj falënderoj Federatën, e veçanërisht presidentin Duka, që pati besim tek unë, pavarsisht atij dyvjeçari të parë që nisi mirë, por u mbyll nën pritshmëritë e mia, dhe ai e kuptoi që puna që kishim nisur do t’i jepte frytet e saj.

 

– Fati ndihmon guximtarët, thonë. Keni qenë me fat apo guximtar?

– Sigurisht, është gjithmonë mirë ta kesh në anën tënde fatin, por nuk shkohet përpara vetëm me fatin. Duhet të kesh mundësinë të zgjedhësh lojtarët që janë cilësorë, që kanë aftësinë të interpretojnë saktë atë që u kërkon trajneri dhe që e bëjnë këtë në kuadër të një ekipi dhe jo individualisht.

 

– A mund të ëndërrojnë diçka më tepër shqiptarët në këtë Evropian?

– Të ëndërrosh nuk të kushton asgjë. Por gjëja më e rëndësishme është që të kuptohet që është një kampionat i vështirë, që grupi ynë është me të vërtetë i vështirë e i fortë dhe shpresojmë që, në situata të vështira, të shpalosim tërë forcën tonë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh