Gjergj Vyshka 24.05.2016 12:05
Ndryshe nga çfarë ishte paralajmëruar dje nga Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Korab Llazani, Komisioni i Disiplinës nuk është mbledhur për të analizuar sherrin masiv që ka ndodhur në finalen e titullit “kampion” për paratërinj, mes Superiorit dhe Tiranës.
Një ndeshje e ndërprerë dhe e papërfunduar, por në të njëjtën kohë dhe titulli “kampion” i padorëzuar. “Mbledhja do të bëhet kur të mblidhen të gjitha faktet dhe pamjet filmike për ngjarjen në fjalë”, – ka sqaruar për Sport Ekspres, sekretari i përgjithshëm Korab Llazani.
Ndërkohë kryetari i Komisionit të Disiplinës, Fatjon Mati, ndodhet në një shërbim pune jashtë vendit dhe është një fakt më shumë për shtyrje e kësaj mbledhje, vendimi i së cilës mban varur të gjithë sezonin e paratërinjve në basketboll.