FSHF / Presidenti Duka, letër publike, përligj zgjedhjet e trajnerit De Biazi

Share Button

Armando-Duka-De-Biazi-gotat-2016

AlbanianSport.com 24.05.2016 07:55

ASNN – Nëpërmjet një letre publike, të shpërndarë të hënën në mbrëmje vonë, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka dashur të sqarojë faktin se pse nuk janë thirrur në finalet e evropianit, Salihi, Meha e lojtarë të tjerë. “Të gjithë duan të jenë në Francë-shkruan midis të tjerash Duka. – Çdo lojtar që ka kontribuar për skuadrën kombëtare të Shqipërisë, që ka veshur fanellën e saj, kishte të drejtën që të shpresonte dhe ëndërronte për të patur një vend në Euro. Për fat të keq, vendet janë të limituara. Unë respektoj vendimin e institucionit të trajnerit. Ato janë zgjedhje ekskluzive të tij dhe të stafit teknik.”

Kështu, gëzimi i kualifikimit tashmë ka mbetur pas dhe Armand Duka duhet të mendojë tani për të tjera gjëra. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit është detyruar të botojë një letër të hapur pak ditë pas shpalljes së listës së lojtarëve për Evropianin nga ana e Xhovani De Biazi. Presidenti është detyruar t’i dalë në mbrojtje trajnerit dhe zgjedhjeve të tij, në letrën drejtuar komunitetit të futbollit. Edhe pse është ende paraprake, lista shkaktuar pakënaqësi, sidomos tek Hamdi Salihi. “Personalisht ndihem keq që një lojtar si Salihi nuk do të jetë në Francë”, – vijon Duka.

“Po ashtu nuk mund të harrojmë kontributin e Mehës, Currit, Bulkut, Hykës, Vajushit, Kapllanit, Vilës e Ramës, – shtoi kreu i organizmit që qeveris futbollin në vend. – Por, zgjedhjet janë ekskluzivisht të trajnerit”. Salihi e akuzoi De Biazin se ishte ndikuar nga persona të tjerë që nuk e kishte marrë në Evropian. Shënuesi më i mirë i kampionatit po ashtu theksoi se nuk i kuptonte kriteret nga të cilat ishte nisur italiani për zgjedhjet e tij, dhe shtoi se e meritonte që të ishte edhe ai në kombëtare. Pakënaqësi ka pasur edhe për një lojtar si Meha, dikur mjaft i rëndësishëm, por që prej kohësh nuk është preferuar nga De Biazi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh