AlbanianSport.com 24.05.2016 07:05
ASNN – Kampionati Kombëtar i Basketbollit për Femra do të luajë sonte ndeshjen e dytë të finales së “play-off”-it të titullit “kampion” dhe vëmendja e sportdashësve do të jetë e përqendruar në Durrës. “Goga Basket” do të presë sonte Flamurtarin, në një përballje që premton luftë deri në fund.
Në takimin e parë, të luajtur pasa 3 ditësh në Vlorë, Flamurtari e ka mposhtur bindshëm Goga Basketin, me shifrat 83-53. Ajo ka qenë një ndeshje e interpretuar mjaft mirë nga skuadra vlonjate, që ka treguar dëshirë dhe grintë për të fituar dhe ka dëshmuar se mbetet sërish pretendente për të fituar titullin “kampion”.
Në fakt, skuadra e drejtuar nga trajneri Viron Toska ka zhvilluar ndoshta një nga ndeshjet më të bukura të këtij sezoni. Ka fituar thellësisht, 83-53, dhe ka dominuar përballë Goga Basket në ndeshjen e parë finale për titull “kampion” në basketboll për femra. Flamurtari tregoi se është rrugën e duhur drejt rikonfirmimit si “kampione”.
Ndërsa Goga Basket duhet të bëjë më shumë se në ndeshjen e parë, nëse synon të dojë të rivalizojë me vlonjatet. Për këtë arsye, sfida e sotme në Pallatin e Sportit në Durrës, pritet të jetë interesante. Siç dihet, “kampione” e Shqipërisë shpallet skuadra që fiton 3 prej 5 takimeve finale.