Gjergj Vyshka 23.05.2016 17:05
Dy mund të jenë opsionet që sjell ndërmend gazeta “Sport Ekspres”, një finale mes Kamza Basket dhe Marsi Basket, dy skuadra që janë mundur në gjysmëfinale nga Superiori dhe Tirana.
Ose riformatimin e gjysmëfinaleve nga e para, duke përfshirë Ardhmërinë Basket dhe Apolonia, të eliminuara nga finalistët e sherrit të djeshëm. Tashmë gjithçka është në dorën e Komisionit të Disiplinës.
Ndërsa Superiori nuk pranon asgjë nga ajo çfarë është formuluar në relacionin, apo çfarë është thënë nga gjyqtarët. Përveç kësaj, me pamje filmike, që parashikohet t’i dërgohen presidentit të Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, do të vërtetohet që ata janë të dhunuarit…