Gjergj Vyshka 23.05.2016 15:25
Turi i 10-të i Kampionatit Evropian Individual, që është duke u zhvilluar në Gjakovë, ka dhënë një tjetër shahist shqiptar të tërhequr nga gara. Pas Llambi Paskut, Bimi Metës, Timoleo Miços dhe Robert Dracit, dje nuk është paraqitur në përballjen me kosovarin Rizah Maqkavcin.
Dhe për rrjedhojë nuk do të vazhdojë në raundin e 11-të, që është i fundit dhe luhet sot paradite. Për shqiptarët i vetmi që ka fituar dje ka qenë Riza Bregu, i cili ka triumfuar ndaj kosovari Afrim Bellanica. Ndërkohë Rexhep Masha ka humbur ndaj kosovarit Naim Sahitajt, ndërsa Eglantina Shabanaj ka humbur ndaj izraelitit Gal Moshe.
Pas dhjetë turesh, Rexhep Masha me 4 pikë mban vendin e 171-të mes 245 pjesëmarrësve. Më pas Riza Bregu është në vendin e 179-të me 4 pikë, Eglantina Shabanaj në vendin e 206-të me 3 pikë dhe Diamant Yzeiraj, tashmë i tërhequr nga veprimtaria, është në vendin e 230-të me 1 pikë.