Gjergj Vyshka 23.05.2016 12:55
Eugert Zhupa nuk ka shkuar më shumë se sa vendi i 129-të në garën e tretë të kronometrit, një specialitet jo i tiji, por në renditjen e përgjithshme gjendet i 124-ti. Gara dinjitoze e shqiptarit.
Fundjava dhe kuota e lartë e Xhiros së Italisë është mbyllur nën shenjën e rusit Aleksandër Foliforov, që ka fituar garën impenjative të kronometrit Kastelroto-Alpe di Siusi, e gjatë 10.8 kilometra me 9 ngjitje, atje ku pjerrësia mesatare është 8.3 %.
Por mesazhi më i fortë dhe i qartë nga ndjekësit vjen prej holandezit Stiven Kruijsvijk, që duke u renditur i dyti në këtë garë kronometri, konsolidon pozicionin e tij të kryesuesit të renditjes së përgjithshme në Xhiron e Italisë.
I treti është Valverde dhe një vend i 5-të shumë i mirë ka ardhur për Skarponin, ndërsa i 6-ti Çavez, që parakalohet në renditjen e përgjithshme nga Nibali. Etapa e 15-të e vështirë për Skualon, i vonuar në ngjitje, ndërsa është penguar nga një tifoz me një gjest jo qytetar.
Sot është e hëna e fundit e pushimit, pastaj janë gjashtë ditë finale të nxehta të garës. Ndërkohë Eugert Zhupa, edhe duke mos qenë në garën e tij të kronometrit, ka ardhur i 129-ti në finish, ndërsa në renditjen e përgjithshme ndodhet në vendin e 124-tërt.
Xhiro e Italisë 2016
Çiklizëm – Meshkuj
Rezultatet teknike të etapës së 15-të kronometër
(Kastelroto-Alpe di Susi – 10.8 kilometra)
Nr. Çiklisti (Kombësia) Koha
1) Aleksandër Foliforov (Rusi) 28’39”
2) Stiven Kruijsvijk (Spanjë) -“-
3) Alehandro Valverde (Spanjë) + 23”
4) Sergei Firsanov (Rusi) + 30”
5) Mikele Skarponi (Itali) + 36”
6) Esteban Çavez (Kolumbi) + 40”
7) Ilnur Zakarin (Rusi) + 47”
8) Jozef Dombrovski (SHBA) + 52”
9) Bob Jungels (Luksemburg) + 1’04”
10) Rafal Majka (Poloni) + 1’09”
129) EUGERT ZHUPA (SHQIPËRI) + 5’32”
Renditja e përgjithshme pas 15 etapash:
Nr. Çiklisti (Kombësia) Koha
1) Stiven Kruijsvijk (Holandë) 60h41’22”
2) Esteban Çavez (Kolumbi) + 2’12”
3) Vincenco Nibali (Itali) + 2’51”
4) Alehandro Valverde (Spanjë) + 3’29”
5) Rafal Majka (Poloni) + 4’38”
6) Ilnur Zakarin (Rusi) + 4’40”
7) Andrei Amador (Kosta Rika) + 5’27”
8) Bob Jungels (Luksemburg) + 7’14”
9) Kanstantsin Siutsou (Bjellorusi) + 7’37”
10) Jakob Fuglsang (Danimarkë) + 7’55”
124) EUGERT ZHUPA (SHQIPËRI) + 2h43’41”