AlbanianSport.com 23.05.2016 11:15
ASNN – Korabi do të luajë sezonin e ardhshëm futbollistik në Kategorinë Superiore. Skuadra dibrane rikthehet në nivelet më të larta të futbollit shqiptar pas 55 vitesh mungesë. Për këtë arritje Korabi është nderuar nga Bashkia e Dibrës me titullin “Qytetar Nderi”. Këtë titull e ka marrë edhe gazetari sportiv i Televizionit Shqiptar, Dëfrim Methasani.
Kështu, ekipi i futbollit Korabi është nderuar me titullin “Qytetar Nderi” nga Bashkia e Dibrës. Ky titull i jepet skuadrës për kalimin në Kategorinë Superiore për sezonin e ardhshëm. Korabi rikthehet në këtë kategori pas 55 vitesh mungesë. Në një ceremoni të organizuar në pallatin e sportit “bashkim Lala” titulli “qytetar nderi” i është dorëzuar skuadrës së futbollit, Korabi.