AlbanianSport.com 22.05.2016 23:50
ASNN – Andi Lila mund të jetë futbollist i Partizanit për sezonin e ardhshëm futbollistik. Mbrojtësi i PAS Janinës dhe kombëtares shqiptare është në planet e merkatos verore të skuadrës nënkampione të vendit.
Duke qenë se Partizani do të luajë në turet eliminatore të Ligës së Evropës dhe kërkon një skuadër cilësore, ardhja e Lilës është një përforcim i mirë sidomos për sektorin e mbrojtjes.
Mbrojtësi i kuqezinjve mund të zëvendësojë Arbor Fejzullahun, i cili do të largohet këtë verë nga Partizani. Madje, drejtuesit e klubit të kuq kanë zhvilluar bisedimet e para me Lilën.
Futbollisti aktualisht është në grumbullim me kombëtaren në Austri, ku po kryen fazën përgatitore përpara nisjes për në finalet e evropianit. E duket se çdo gjë, përsa i përket marrëveshjes midis Partizanit dhe Lilës, do të konkretizohet pas kthimit të tij nga Franca.