AlbanianSport.com 22.05.2016 22:00
ASNN – Ka rezultuar me të vërtetë ashtu siç thotë shprehja popullore, “E treta, e vërteta”, psi Kukësi fitoi për herë të parë në historinë e tij Kupën e Shqipërisë, një trofe i marrë pas dy mundësive të shpërdoruara në finalet e 2014 dhe 2015. Ekipi i trajnerit të ri, Klodian Duro, triumfoi pas goditjes së 11-metërshave në sfidën finale me Laçin në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” në kryeqytet, duke marrë hak për disfatën e vitit të kaluar përballë .
Një sukses i përvuajtur ky i kukësianëve, që luajti për shumë minuta me 10 lojtarë pas daljes së Nikës me karton të kuq në të 73-ën minutë. Loja e rregullt përfundoi në barazim 1-1. Golin e Kariokës e barazoi Mitraj në çastet e fundit të pjesë së dytë, duke shfrytëzuar gabimin e portierit Koliçi. Pjesët shtesë nuk sollën ndryshim rezultati. 11-metërshat ishin në favor të Kukësit dhe rezultati i përgjithshëm pas goditjes së tyre ishte 6-4.
Ky rezultat i jep mundësinë Teutës si vendi i katërt në kampionat të marrë pjesë në turin e parë eliminator të Ligës së Evropës, ndërsa Kukësi shkon më tej si fitues i Kupës edhe pse e kishte siguruar më parë pjesëmarrjen në veprimtarinë kontinentale. Kështu, Kukësi është fituesi i Kupës së Shqipërisë në futboll, pasi arriti të fitojë me 11-metërsha ndaj Laçit në finalen e zhvilluar këtë të diel në “Qemal Stafa” dhe të sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.
Kukësianët ishin shumë pranë triumfit që në kohën e rregullt, por një gol i shënuar në minutën e 3-të të shtesës bëri që ndeshja të shkojë në shtesë. Pjesa e parë e takimi u mbyll me rrejta të paprekura, pavarësisht përpjekjeve të të dyja ekipeve të cilat më shumë ishin të përqendruar në mesin e fushës. Gjyqtari kryesor i takimit, që në këtë rast ishte italiani Marko Guida, u detyrua të nxirrte 5 kartonë të verdhë vetëm në pjesën e parë.
Ndërsa 45 minutat e dyta nisëm me Kukësin më kërkues dhe në minutën e 66 ata arritën të gjejnë edhe golin e epërsisë, të shënuar nga Karioka. Braziliani lëshoi një goditje të fortë në ecje e sipër dhe topi përfundoi në rrjetën e laçjanëve. Një gol mjaft i rëndësishëm i Kukësit, që vetëm 9 minuta më vonë mbeti me një lojtar më pak pas daljes nga loja me kartonin e kuq të Nikës, i cili u ndëshkua pas një ndërhyrje të ashpër dhe të panevojshme në mesin e fushës.
Në minutat e mbetura, ekipi i Laçit e rriti presionin dhe në minutën e 3 të shtesës arriti të shënojë golin e barazimit me anë të Mitrajt. Për të vendosur fituesin u nevojit të luheshin 30 minutat e shtesës, por asnjë nga ekipet nuk arriti të shënonte dhe 11-metërshat do të ishin ato që e vendosën një gjë të tillë. Në goditjet nga pika e bardhë, lojtarët e drejtuar nga trajneri Klodjan Duro u treguan të përsosur, duke i realizuar të pesë 11-metërshat, për Laçin gaboi Dosti, i cili goditi traversën.