Gjergj Vyshka 22.05.2016 21:05
Shqipëria e mundjes ka qenë pjesëmarrëse në turneun e dytë ndërkombëtar “Mentaz Allajbegu”, që u zhvillua dje në Prishtinë.
Në këtë veprimtari, sipas informacionit që ka përcjellë Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Mundjes, Ndriçim Spahiu, Shqipëria me mundësit e lirë Orges Lila (pesha 66 kg), Eriglent Prizreni (pesha 74 kg), Haris Mara (pesha 84 kg) dhe Paris Karepi (pesha 96 kg), të cilët zunë vendet e para në peshat e tyre.
Dhe për rrjedhojë me 29 pikë Shqipëria është fituese e turneut, ndërsa pas saj janë renditur Kosova 24 pikë dhe Maqedonia 16 pikë.