Gjergj Vyshka 22.05.2016 13:45
Noel Borshi dhe Nikol Merizaj kanë përfunduar pjesëmarrjen e dështuar të notarëve shqiptarë në Kampionatin Evropian të të rriturve në Londër.
Në 200 metra delfin, Noel Borshi me kohën 2’23”70 është e 10-ta mes 10 pjesëmarrësve në baterinë e tretë.
Dhe në renditjen e përgjithshme mes 28 pjesëmarrësve është e 27-ta. Ndërkohë një paraqitje të mirë në 50 metra stil i lirë ka bërë Nikol Merizaj.
Ajo ka zënë vendin e dytë në baterinë e parë me kohën 27”86. Dhe në renditjen e përgjithshme mes 65 notareve është e 59-ta.
Në përgjithësi një paraqitje që la shumë për të dëshiruar kjo e Londrës për notin shqiptar.