AlbanianSport.com 22.05.2016 09:10
ASNN – Nën kujdesin e Kryetarit të Bashkisë, Qazim Sejdini, në Stadiumin “Elbasan Arena” pasditen e së shtunës është zhvilluar Mitingu Ndërkombëtar “Kupa e Nderimit të Figurave.
Një projekt ky i Federatës Shqiptare të Atletikës (FSHA) dhe një ture në të cilën kanë marrë pjesë 190 sportistë nga Shqipëria, Kosova, Greqia, Rumania, Italia, Mali i Zi dhe Armenia.
Sportistët shqiptarë kanë qenë në një formë të shkëlqyer, teksa Izmir Smajlaj me 8.03 m dhe Luiza Gega me 8.53.78 kanë thyer rekorde kombëtare përkatësisht në kërcim së gjati dhe 3,000 metra.
Në fund ata kanë marrë edhe kupën si sportistët më të mirë. Një rekord theu edhe Relaksa Dauti për moshën nën 16 vjeç në kohën 58”90 në 400 metra. Në përgjithësi gara ka qenë e mirë për sportistët nga Shqipëria, ku shpresohet që edhe në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016” të marrin medalje.
Kupa e Nderimit të Figurave 2016
(Stadiumi “Elbasan Arena”
Rezultatet teknike:
Meshkuj
110 m/p Ravio Rama (Shqipëri) 14”82
100 m Sasho Golubikj (Maqedoni) 11”00
Trehapësh Levon Agasian (Armeni) 16.03 m
800 m Musa Hajdari (Kosovë) 1’48”10
200 m Srdan Dubak (Mali i Zi) 22”24
Së gjati Izmir Smajlaj (Shqipëri) 8.03 m
1500 m Ron Krasniqi (Kosovë) 4’09”17
400 m Eraldo Qerama (Greqi) 49”32
3000 m Dario Ivanovski (Maqedoni) 8’45”91
Sportisti më i mirë: Izmir Smajlaj (Shqipëri)
Femra
100 m/p Sindi Prifti (Shqipëri) 17”21
100 m Iveta Urshini (Shqipëri) 12”37
Trehapësh Sanzia Klaire (Itali) 11.31 m
800 m Mihaela Nunu (Rumani) 2’07”70
200 m Kristina Dubak (Mali i Zi) 25”39
Së gjati Amalia Sharajan (Armeni) 6.72 m
1500 m Elena Moaga (Rumani) 5’12”68
400 m Vijona Kryeziu (Kosovë) 57”97
3000 m Luiza Gega (Shqipëri) 8’53”78
Sportistja më e mirë: Luiza Gega (Shqipëri)