Gjergj Vyshka 21.05.2016 18:45
Federata Shqiptare e Karatesë ka lajmëruar se sot do të bëjë përzgjedhjen e kombëtares së fëmijëve, që, nga data 27, deri më 29 maj 2016 do të marrë pjesë në Ballkaniadën e Beogradit. Një javë më parë është zhvilluar dhe Kampionati Kombëtar i Fëmijëve.
E megjithatë për një përfaqësim dinjitoz dhe një përzgjedhje cilësore të atyre që do të përfaqësojnë Shqipërinë është lajmëruar që sot në ora 11:30 në mjediset e Klubit Sportiv “Studenti” do të bëhej grumbullimi i sportistëve dhe përcaktimi i listës përfundimtare.
Nga Federata Shqiptare e Karatesë është kërkuar që trajnerët të përzgjedhin edhe një element tjetër që, pavarësisht se nuk ka dalë mirë në kampionat, mendohet që mund të jetë kandidat në përzgjedhje. Dhe trajnerët e ekipit kombëtar do të përzgjidhen në bazë të rezultateve të kampionatit kombëtar të fëmijëve.
Dhe sipas rregullores së vendosur nga Federata Shqiptare e Karatesë. Sportistët në stërvitje do të jenë të shoqëruar nga trajnerët. Kësisoj karateja bëhet gati për Kampionatin Ballkanik të Fëmijëve, që do të zhvillohet nga data 27, deri më 29 maj 2016, në Beograd.