Gjergj Vyshka 21.05.2016 17:55
Turi i 8-të i Kampionatit Evropian Individual të Shahut, që është duke u zhvilluar në Gjakovë, nuk ka dhënë asnjë fitore. Madje vetëm një barazim, që ka ardhur nga Eglantina Shabanaj, e cila ka barazuar me kosovarin Endri Uruçi.
Rexhep Masha dje është mundur nga mjeshtri i FIDE-s, izraelit Tifered Shaked. Po kështu ka ndodhur me Riza Bregun, që është mundur nga kosovari Halit Rushiti, si dhe Diamant Yzeiraj nga kosovari Avdyl Thaqi.
Pas 8 turesh, Rexhep Masha ndodhet në vendin e 179-të me 3 pikë. Eglantina Shabanaj tashmë me tre pikë renditet e 183-ta, kurse Riza Bregu me dy pikë mban vendin e 211-të dhe Diamant Yzeiraj me 1 pikë ndodhet në vendin e 229-të.
Parë kështu, vazhdon përfaqësimi jodinjitoz i shahut shqiptar në këtë Evropian.