Gjergj Vyshka 21.05.2016 16:15
Mikel Nieve arrin i vetëm në Çividale del Friuli, ndërsa është fituesi i etapës së trembëdhjetë të Xhiros së Italisë. Çiklisti bask ndërton aksionin e tij vendimtar dhe fitues në ngjitjen e fundit të etapës, në majën Porzus 910 metra, dhe i stakon të gjithë ndjekësit e tij. Xhovani Viskonti ka ardhur në finish 43 sekonda pas Nieves.
Nibali e Valverde stakojnë fanellën rozë luksemburgasin Jungels, që mbërrin me 1 minutë e 17 sekonda larg vendit të parë dhe fituesit e të etapës. Dhe kryesuesi i ri i Xhiros së Italisë për këtë vit është çiklisti nga Kosta Rika, Andrei Amador. Falë edhe bonuseve, Nibali është i treti në renditjen e përgjithshme.
Duke mbetur tek etapa e djeshme, pas 40 kilometrave që nga nisja nga Palmanova shkëputet një grup prej 25 çiklistësh, të cilët arrijnë epërsinë maksimale nga ndjekësit me 2’50”. Nieve në mënyrë të vazhdueshme i ka lënë nga pas ndjekësit e tij dhe i vetëm ka hyrë i pari në Çividale del Friuli.
Sa i përket Eugert Zhupës ai ka mbërritur në finish dje i 103-ti me 32 minuta e 43 sekonda nga Nieve, ndërsa në renditjen e përgjithshme ka zbritur në vendin e 125-të duke mbetur gati dy orë larg kryesuesit Amador. Që do të thotë një etapë jo e mirë për të vetmin përfaqësues të Shqipërisë në Xhiron e Italisë të këtij viti.
Xhiro e Italisë 2016
Çiklizëm – Meshkuj
Rezultatet teknike të etapës së 13-të
(Palmanova-Çividale del Friuli, 170 kilometra)
Nr. Çiklisti (Kombësia) Koha
1) Mikel Nieve (Spanjë) 4h31’49”
2) Xhovani Viskonti (Itali) + 43”
3) Vincenco Nibali (Itali) + 1’17”
4) Alehandro Valverde (Spanjë) – “ –
5) Rafal Majka (Poloni) – “ –
6) Stefan Denifl (Austri) – “ –
7) Stiven Kruijsvijk (Holandë) – “ –
8) Rigoberto Uran Uran (Spanjë) – “ –
9) Mateo Montaguti (Itali) – “ –
10) Domeniko Pozovivo (Itali) – “ –
103) EUGERT ZHUPA (SHQIPËRI) + 32’43”
Renditja e përgjithshme e pas 13 etapash:
Nr. Çiklisti (Kombësia) Koha
1) Andrei Amador (Kosta Rika) 54h05’50”
2) Bob Jungels (Luksemburg) + 26”
3) Vincenco Nibali (Itali) + 41”
4) Alehandro Valverde (Spanjë) + 43”
5) Stiven Kruijsvijk (Holandë) – “ –
6) Rafal Majka (Poloni) + 1’37”
7) Ilnur Zakarin (Rusi) + 2’01”
8) Esteban Çavez (Kolumbi) + 2’19”
9) Rigoberto Uran Uran (Kolumbi) + 2’48”
10) Jakob Fuglsang (Danimarkë) + 3’15”
125) EUGERT ZHUPA (SHQIPËRI) + 1h54’59”