Kombëtarja / De Biazi shpall 27-shen paraprake: Evropiani, një herë në jetë

Share Button

Xhovani-De-Biazi-Bushi-Bastari-2016

AlbanianSport.com 21.05.2016 14:35

ASNN – “Një përvojë e jashtëzakonshme, historike, madje, për disa prej nesh, një rast i papërsëritshëm, që të vjen vetëm një herë në jetë”. Kështu e ka cilësuar trajneri i Kombëtares, Xhovani De Biazi, pjesëmarrjen e Shqipërisë në Evropianin “Francë 2016”. Në konferencën për shtyp të mbajtur sot në mjediset e Federatës Shqiptare të Futbollit, De Biazi, ka bërë të ditur të shtunën listën paraprake të 27 lojtarëve që ai do të marrë me vete në fazën përgatitore në Austri.

Më pas, lista do të shkurtohet në 23 lojtarë, ndërsa trajneri nuk ka preferuar t’i shpjegojë zgjedhjet e tij. Teksa kanë mbetur edhe 20 ditë deri në fillimin e Kampionatit Evropian të Futbollit, ku do të marrë pjesë, për herë të parë, edhe Shqipëria, trajneri i Kombëtares, Xhovani De Biazi, ka bërë të ditur të shtunën listën paraprake të 27 lojtarëve që ai do të marrë me vete në fazën përgatitore para Evropianit.

Nga këta, lista do të shkurtohet në 23 lojtarë, ndërsa trajneri nuk ka preferuar të shpjegojë gjatë zgjedhjet e tij, por është përqendruar tek rëndësia e këtij evenimenti. “Për ne, kjo është një përvojë e jashtëzakonshme, historike, madje, për disa prej nesh, një rast i papërsëritshëm, që të vjen vetëm një herë në jetë,  – ka thënë italiani me pasaportë shqiptare.

“Ajo që u kam kërkuar lojtarëve të grumbulluar, është që të shpalosin në këtë Evropian atë që kanë shpalosur gjatë këtyre eliminatoreve të fundit, që është vendosmëria, shpirti i paepur dhe dëshira për të funksionuar si skuadër”, – ka shtuar ai. Për De Biazin, ky Evropian është i veçantë për Kombëtaren kuqezi. “Për të gjithë ne, nga të gjitha këndvështrimet, ky Evropian është një mundësi e artë”, – tha 60-vjeçari.

“Si në aspektin sportiv, ku do të kemi rastin të luajmë në nivelin më të lartë të futbollit evropian dhe ndaj futbollistëve më të mirë të momentit, ashtu edhe në aspektin e merkatos, sepse Evropiani është vitrina më e mirë që do të na paraqitet ndonjëherë si mundësi, – theksoi De Biazi. – Për të gjitha këto, duhet të japim maksimumin tonë.” Evropiani “Francë 2016” nis më 10 qershor dhe mbyllet më 10 korrik 2016.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh