(Video) “Dronët”, sfida e madhe e sigurisë së Evropianit “Francë 2016”

Share Button

Serbi-Shqiperi-Fluturakja

AlbanianSport.com 21.05.2016 12:55

ASNN – Shpallja e 10 stadiumeve ku do të luhen ndeshjet, por edhe e bazave stërvitore të 24 ekipeve përfaqësuese, pjesëmarrëse në “Euro 2016”, si zona ku ndalohen fluturimet, është një nga masat ekstreme të marra për të garuar sigurinë gjatë kësaj veprimtarie.  Por, shqetësim edhe më i madh sesa avionët apo helikopterët, janë mjetet e vogla fluturuese, të njohura gjerësisht si “dronë”.

Siguria, sidomos ajo brenda stadiumeve, mbetet kryefjala e shqetësimit të vendit organizator të Evropianit 2016, Francës, por edhe e organizmit që qeveris futbollin kontinental, UEFA-s. Për këtë arsye, që nga sulmet terroriste të nëntorit në Paris, 10 stadiumet ku do të zhvillohen ndeshjet e Evropianit janë deklaruar zona ku ndalohen fluturimet.

Por, shqetësim edhe më i madh sesa avionët apo helikopterët, janë mjetet e vogla fluturuese, të njohura gjerësisht si “dronë”. Dhe UEFA nuk rrezikon në asnjë drejtim dhe, në një intervistë për Agjencinë “Associated Press”, shefi i sigurisë së “Euro 2016”-ës, Zijad Khuri shpjegoi se, përveç stadiumeve, edhe bazat stërvitore të 24 ekipeve përfaqësuese, pjesëmarrëse në këtë veprimtari.

“Është vërejtur një përhapje në masë e “dronëve” nga popullsia civile dhe kjo na paraqet një sfidë të re sigurie”, – ka thënë ai, duke vijuar: “Për këtë arsye, ne kemi marrë masat kundër këtyre pajisjeve, masa që shfrytëzojnë fjalën e fundit të shkencës. Bëhet fjalë për përdorimin e valëve të shkurtëra apo sistemeve të sofistikuara portative që i largojnë “dronët” nga stadiumet.”

“Sisteme, që e kalojnë kontrollin e tyre nga duart e pronarëve në duart e policisë apo që thjesht bllokojnë valët në zonën e caktuar, duke çuar në netralizimin e këtyre pajisjeve fluturuese, por duke shmangur rënien e tyre mbi tifozët apo sportistët”, – ka përfunduar  shefi i sigurisë së Evropianit. Megjithatë, me avancimin e shpejtë të teknologjisë, sfida e sigurisë është më e ndërlikuar se ç’duket në pamje të parë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh