Gjergj Vyshka 21.05.2016 11:15
Kombëtarja e xhudos për kadetë do të marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik të kësaj grupmoshe, e cila do të organizohet në Kirkida të Serbisë, nga data 27, deri më 29 maj 2016.
Sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Xhudos, Labo Çapo, ka bërë të ditur dhe përbërjen e grupit, i cili do të ketë si trajner Erind Carën, që është njëkohësisht shef delegacioni, si dhe Angjelin Dedejn.
Sportistët që do të konkurrojnë në këtë ballkaniadë janë: Mikea Golloshi (pesha 50 kg), Roland Vasia (pesha 53 kg), Tobias Menga (pesha 55 kg), Mustafa Rosa (pesha 60 kg), Adi Paja (pesha 60 kg), Xhovani Shkoza (pesha 66 kg) dhe Amanda Lika (pesha 52 kg).
“Pjesë e delegacionit, të cilët do të shërbejnë me mjetet e tyre për transportimin e kombëtares, do të jenë edhe Vladimir Menga dhe Juli Marku. Pretendimet janë jo vetëm për një paraqitje dinjitoze, por dhe pse jo për medalje”, – ka theksuar Çapo.