Shah / Presidenti i Frankofonisë, Van Holand, në Tiranë për 2018-ën

Share Button

Shah-bardhezi

Gjergj Vyshka 20.05.2016 12:55

Shqipëria e shahut është duke kërkuar një tjetër veprimtari ndërkombëtare për të organizuar. Pas Kampionatit Botëror të shkollave më 2018-ën në Durrës, po në të njëjtin vit, sipas Sekretares së Përgjithshme të Federatës Shqiptare të Shahut, Majlinda Pilinci, kërkohet dhe organizimi i një veprimtarie të Frankofonisë. Më parë është bërë në Kebek të Kanadasë, pastaj në Monto të Francës dhe tanimë në Tiranë.

Dhe për këtë qëllim të mërkurën në Tiranë ka qenë presidenti i Shoqatës Botërore Frankofone të Shahut, Patrik Van Holand, i cili është në të njëjtën kohë dhe pjesë e Kampionatit Evropian Individual, që është duke u zhvilluar në Gjakovë të Kosovës. Nuk duhet harruar që Shqipëria, që nga viti 1999, është pjesë e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë.

Dhe të mërkurën në ora 15:30, Van Holand fillimisht ka qenë në një takim pune në Ambasadën e Francës në Tiranë, atje ku është pritur nga sekretarja e parë Margot Reno dhe menaxheri i misionit të Kulturës, Fransua Korabëf. Dhe më pas në ora 17:30 po të mërkurën ka pasur dhe një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Stavri Bello.

“Qëllimi i këtyre takimeve ishte forcimi i lidhjeve që tashmë ekzistojnë ndërmjet Federatës Shqiptare të Shahut dhe Shoqatës Botërore të Shahut të Frankofonisë, – ka sqaruar Pilinçi. – Mbi të gjitha është kërkuar  zgjerimi i shkëmbimeve dhe bashkëpunimit, por kryesisht për të vendosur themelet që do te bëjnë të mundur në të ardhmen e afërt të organizimit të ngjarjeve ndërkombëtare në kontekstin e shahut të Frankofonisë në Shqipëri.”

“Mundësitë e organizimit në vitin 2018 te ngjarjeve të mëdha, që janë takime ndërkombëtare të Frankofonisë ishin në qendër të diskutimeve”, – ka përfunduar Sekretarja e Përgjithshme e FSHSH-së, ndërsa kështu Shqipëria nuk po ndalet së kërkuari sa më shumë veprimtari ndërkombëtare. Botërori i shkollave dhe takimi i Frankofonisë më 2018-ën në Shqipëri janë mundësi reale.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shah / Karlsen fiton maratonën 50-orëshe, shpallet “kampioni i ri i botës”

Shah / Karlsen fiton maratonën 50-orëshe, shpallet “kampioni i ri i botës”

AlbanianSport.com 29/11/2018 15:35 ASNN – Magnus Karlsen është shpallur të mërkurën “kampion

(Video) Shah / Erald Dervishi, kreu ekzekutiv  i Federatës Evropiane

(Video) Shah / Erald Dervishi, kreu ekzekutiv i Federatës Evropiane

AlbanianSport.com 08/10/2018 12:45 ASNN – Përtej një paraqitjeje të mirë në aspektin sportiv, sporti

(Video) Shah / Shqipëria, dinjitoze në Olimpiadën Botërore në Gjeorgji

(Video) Shah / Shqipëria, dinjitoze në Olimpiadën Botërore në Gjeorgji

AlbanianSport.com 05/10/2018 19:30 ASNN – Që nga data 24 shtator, në Batumi të Gjeorgjisë po zhvillohet

Shah / Kampionati i 44-t Kombëtar Ekipor, nga data 20, deri më 28 tetor 2018

Shah / Kampionati i 44-t Kombëtar Ekipor, nga data 20, deri më 28 tetor 2018

AlbanianSport.com 29/09/2018 21:15 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi të postuar në profilin e saj zyrtar

Shah / Olimpiada Botërore e Shahut në Gjeorgji, Shqipëria, e plotë

Shah / Olimpiada Botërore e Shahut në Gjeorgji, Shqipëria, e plotë

AlbanianSport.com 28/09/2018 19:40 ASNN – Në Gjeorgji po zhvillohet Olimpiada Botërore e Shahut,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh