AlbanianSport.com 20.05.2016 08:45
ASNN – Skënderbeu ka marrë trofeun e 6-të radhazi në futboll. Në një ceremoni të zhvilluar në stadiumin e Korçës, kampionëve ua ka dorëzuar kupën Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku. Kështu, titullin e 7-të “kampion” në histori, Skënderbeu e ndau me tifozët në një festë të madhe në stadiumin e qytetit.
Ky trofe i cilësuar si më i vështiri vendosi një tjetër rekord në futbollin shqiptar, atë të 6 titujve “kampion” radhazi për korçarët. Në një stadium të mbushur me tifozë, festa për titullin e radhës pati edhe lamtumira. Kapiteni Bledi Shkëmbi la futbollin e luajtur pas një karriere gati 20-vjeçare dhe me të gjithë trofetë e fituar në Shqipëri.
Një trofe personal për Hamdi Salihin. Sulmuesi shkodran mori Këpucën e Artë me 27 gola të shënuar. Kjo është dyta për Salihin, pas asaj të marrë 10 vite më parë me fanellën e Tiranës.Drejtuesit e Skënderbeut tani duhet të mendojnë për Kupat e Evropës dhe të ulen në bisedime për kontratat e lojtarëve dhe stafit teknik.
Kanë qenë me mijëra tifozët që mbushën shkallët e stadiumit të Korçës për të festuar titullin e 6-të “kampion” radhazi të Skënderbeut në futbollin shqiptar, të 7-in në historinë e klubit bardhekuq. Në një ceremoni ku ishin të pranishëm shumë personalitete të klubit vendas dhe drejtues të FSHF-së, lojtarët u ngjitën në podium për t’u nderuar me medaljen artë të Kategorisë Superiore.
Përshëndetje e veçantë iu rezervua kapitenit Blendi Shkëmbi, që në këtë sezon i dha lamtumirën futbollit në mënyrën më të mirë, me titullin e 6 të fituar me Skënderbeun, ndërsa u nderua gjithashtu edhe sulmuesi i shkodranëve, Hamdi Salihi me “Këpucën e Artë”, si golashënuesi më i mirë. Skënderbeu mori në duar trofeun e merituar në fundin e një sezoni, që u vendos vetëm në javën e fundit të tij, pas fitores 2-0 në Vlorë përballë Flamurtarit.