Gjergj Vyshka 19.05.2016 23:45
Që nga Kupa “Agim Tafili” tek pjesëmarrja në “BITT 2016”, që nga Turi i Shqipërisë tek Kampionati Kombëtar Individual e në fund Kampionati Ballkanik, dy muaj të forta për drejtuesit e dyrrotakëve.
Ndërkohë, veprimtaritë e çiklizmit nuk përfundojnë këtu, sepse nga data 24, deri më 26 qershor në Tiranë, pikërisht në rrethrrotullimin e TEG-ut, do të zhvillohet Kampionati Kombëtar Individual. Janë 3 kategori moshash e më konkretisht, paratërinj, të rinj dhe e Nën-23-vjeçarëve & Elitës.
Do të zhvillohet kronometri dhe më pas gara e rrugës, ndërsa për Nën-23-vjeçarëve & Elitës, do të jetë edhe një përzgjedhje përfundimtare për ata që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Kampionatin Ballkanik, nga data 1, deri më 3 korrik 2016 në Elbasan.
Ndaj dhe për dy muaj, çiklizmi shqiptar ka hyrë në sulmin final të mbylljes së veprimtarive të saj më të rëndësishme.