Mundje / Olimpik G dhe Teuta, kampionët e të rinjve të tapetit

Share Button

Mundje-2013-ndeshje

Gjergj Vyshka 27.10.2014 21:05

Shpresim Gjana dhe Osman Hajdari mundësit më të mirë të kësaj gare. Federata Shqiptare e Mundjes nderon Agron Kryekurtin, Kreshnik Lekën dhe Meleq Zajmin. Federata Shqiptare e Mundjes ka zhvilluar veprimtarinë e saj të radhës, teksa është mbajtur Kampionati Kombëtar i Të Rinjve.

Olimpik G në mundjen klasike dhe Teuta në mundjen e lirë kanë dominuar mbi të tjerët, kurse Shpresim Gjana dhe Osman Hajdari kanë qenë mundësit më të mirë të kësaj veprimtarie. Por Federata Shqiptare e Mundjes nuk ka harruar të nderojë figurat e saj, gjë që e bën më së shumti në të gjitha veprimtaritë kombëtare.

Kështu dje “Nderi i Federatës Shqiptare të Mundjes” janë shpallur Agron Kryekurti, Kreshnik Leka dhe Meleq Zajmi. Ajo që duhet evidentuar është fakti se ka qenë një veprimtari e qetë, i cili ka pasur dhe prezencën e Sahid Prizrenit, që tashmë, pas marrjes së pasaportës australiane, do të garojë për shtetin e “kangurëve”.

Gjithçka ka ardhur pas divergjencave që ai ka pasur me presidentin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, të bëra të ditura dhe në një emision mëngjesi në Top Channel. “Së shpejti do të shkojë në Gjermani për të nisur garën në Bundesligë. Kurse më vonë do të konkurroj për Australinë”, – ka thënë Prizreni.

Gjithsesi përtej kësaj, kampionati i të rinjve të mundjes shqiptare i ka shpallur fituesit e saj, që janë Olimpik G dhe Teuta.

 

Rezultatet teknike të Kampionatit të Mundjes për moshat

 

Mundjes Klasike:

 

Pesha 50 kg  Kevin Kupi (Olimpik G)

Pesha 55 kg  Oresti Tafa (Olimpik G)

Pesha 60 kg  Jurgen Uku (Olimpik G)

Pesha 66 kg  Shpresim Gjana (Olimpik G)

Pesha 74 kg  Orgest Margjekaj (Olimpik G)

Pesha 84 kg  Boris Frrokaj (Olimpik G)

Pesha 96 kg  Jurgen Vlashi (Olimpik G)

Pesha 120 kg           Xhordi Pasha (Olimpik G)

 

Si ekip: Olimpik G 40 pikë

Sportisti më i mirë: Shpresim Gjana (Olimpik G)

 

Mundje e Lirë:

 

Pesha 50 kg  Serxhio Roi (Teuta)

Pesha 55 kg  Sure Vrioni (Jones Fitness)

Pesha 60 kg  Eriglend Prizreni (Teuta)

Pesha 66 kg  Gjesian Menga (Teuta)

Pesha 74 kg  Osman Hajdari (Tirana)

Pesha 84 kg  Elton Hallai (Tirana)

Pesha 96 kg  Paris Karepi (Teuta)

Pesha 120 kg           Kid Kazazi (Teuta)

 

Si ekip: Teuta 29 pikë

Sportisti më i mirë: Osman Hajdari (Tirana)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Mundje / Mbyllet Kupa e Shqipërisë, Tirana mbizotëron në të dy stilet

Mundje / Mbyllet Kupa e Shqipërisë, Tirana mbizotëron në të dy stilet

AlbanianSport.com 25/02/2024 21:50 ASNN – Kupa e Shqipërisë, mundësit e Tiranës dominojnë në tapet,

Mundje / FSHM, ceremoni të veçantë nderimi për Dudajevin & Abakarovin

Mundje / FSHM, ceremoni të veçantë nderimi për Dudajevin & Abakarovin

AlbanianSport.com 24/02/2024 22:35 ASNN – Federata Shqiptare e Mundjes, edhe duke shfrytëzuar

(Video) Mundje / Trajneri i Teutës, Sinan Trimi: Synojmë medaljet në Kupë

(Video) Mundje / Trajneri i Teutës, Sinan Trimi: Synojmë medaljet në Kupë

AlbanianSport.com 23/02/2024 21:55 ASNN – Siç dihet, mundja shqiptare nis të shtunën veprimtaritë

Mundje / Të shtunën zbret në tapet Kupa e Shqipërisë për Të Rritur

Mundje / Të shtunën zbret në tapet Kupa e Shqipërisë për Të Rritur

AlbanianSport.com 23/02/2024 19:55 ASNN – Pas Evropianit historik, mundja rikthehet të shtunën

Mundje / Prizreni: Dudajevi? E kam pritur suksesin, Abakarovi mbetet “kampion”

Mundje / Prizreni: Dudajevi? E kam pritur suksesin, Abakarovi mbetet “kampion”

AlbanianSport.com 20/02/2024 18:10 ASNN – Triumfi i Shqipërisë në Evropianin e mundjes, Presidenti

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh