Gjergj Vyshka 19.05.2016 12:05
Shqipëria e notit ka treguar edhe një herë se nuk është as në kufijtë e një pjesëmarrje dinjitoze në Kampionatin Evropian të Londrës.
I vetmi përfaqësues kuqezi dje ka qenë Deni Baholli, që ka konkurruar në 200 metra bretkosë.
Ai ishte në baterinë e katërt kualifikuese e mes 6 pjesëmarrësve ka zënë vendin e katërt, me kohën 2 minuta, 27 sekonda e 60 të qindtat.
E në renditjen e përgjithshme mes 46 pjesëmarrësve në këtë garë është renditur i 44-ti, ndërsa dy notarët e tij kanë qenë të skualifikuar.
Kështu edhe pas ditës së tretë të këtij Evropiani në Londër, noti shqiptar nuk është duke lënë asnjë gjurmë të mirë në arenën ndërkombëtare.