AlbanianSport.com 19.05.2016 11:15
ASNN – Besart Berisha ishte sërish lojtari vendimtar për Melbërn Viktori në Ligën e Kampioneve të Azisë.
Ish-sulmuesi i Kombëtares shënoi pas 5 minutave në përballjen me ekipin koreano-jugor Zheonbuk.
Takimi i parë në fazën me eliminim direkt përfundoi në barazim 1-1, pasi lojtarët kundërshtarë arritën të barazonin rezultatin me brazilianin Leonardo.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 24 maj 2016 në Korenë e Jugut.