Gjergj Vyshka 17.05.2016 15:25
Shqipëria e taekoundosë në versionin “World” tashmë është gati për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të Të Rriturve, i cili do të zhvillohet në Montró të Zvicrës, nga data 17, deri më 22 maj 2016. Të paktën sipas kryetrajnerit të kombëtares së Shqipërisë për të rritur, Elvis Vulka, pretendimi është për një paraqitje dinjitoze.
E pjesë e kuqezinjve, ndërsa në stafin teknik është edhe Julian Caca, do të jenë 4 sportistë. Ata janë Ledian Ceka në peshën deri në 68 kg, Elvis Gjana në peshën deri në 58 kg dhe Visar Pitushi në peshën deri në 63 kg.
Sakaq për femra do të konkurrojë Ada Demneri, e cila do të shoqërohet nga trajneri i saj, Leo Kapri, që është njëkohësisht dhe zëvendëspresident i Federatës Shqiptare të Taekuondosë.
Kësisoj taekuondoja (World) është gati për pjesëmarrjen në Evropianin e Zvicrës.