Gjergj Vyshka 17.05.2016 14:35
President i Federatës Evropiane të Peshëngritjes (EWF), Antonio Urso, ka bërë të ditur se më 2013-ën, Kampionati Evropian i të Rriturve në Tiranë, i trasmetuar nga një kanal televiziv është ndjekur nga 51 milion shikues.
Kurse për Kampionatin Evropian për Të Rinj dhe Nën-23-vjeçarët më 2017-ën parashikohen 600 sportistë nga 39-40 shtete të Evropës, që do të thotë një promovim i mirë i Tiranës dhe Shqipërisë.
“Jo vetëm kaq, por do të shihet në “Live Stream”, apo dhe në kanalet e caktuar të “You Tube”, – ka sqaruar kreu i organizmit që qeveris shtangën kontinentale. – Si dhe një kanal televiziv për të gjithë botën.”