AlbanianSport.com 17.05.2016 13:45
ASNN – Titulli “kampion” për sezonin 2016-2017 në Kategorinë Superiore të Kampionatit Komëtar të Futbollit do të vendoset në ndeshjet e fundit. Skënderbeu dhe Partizani kanë dy pikë diferencë midis tyre. Korçarët luajnë në Vlorë ndërsa Partizani pret Teutën në Tiranë. Sipas të kuqve kryeqytetas, loja e ndershme pritet të përcaktojë edhe fituesin e trofeut.
Kështu, Java e fundit në kategorinë superiore, mbart emocionet e titullit “kampion”. Në dy fusha futbolli, në Stadiumin “Flamurtari” në Vlorë dhe në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” në Tiranë, përfundimi i 90 minutave do të shpallë fituesin e trofeut më të rëndësishëm kombëtar në këtë sport. Në Vlorë, Flamurtari që lufton për mbijetesë në superiore, pret Skënderbeun pretendent për titullin e 6-të kampion radhazi.
NëTiranë, Partizani i vendit të dytë, që është dy pikë prapa, por ende pretendent për trofeun, pret Teutën që kërkon fitoren për të qenë në Kupat e Evropës sezonin e ardhshëm. Drejtori i Partizanit, Dritan Dervishi, kërkon që të luhet me ndershmëri në të dy fushat, si nga Flamurtari dhe nga skuadra e vet, pastaj titullin “kampion” ta fitojë kushdo e meriton.