Gjergj Vyshka 17.05.2016 12:55
Kampionati Evropian Individual i Shahut, që është duke u zhvilluar në Gjakovë, tashmë ka mbërritur në raundin e pestë. Një veprimtari në të cilin janë duke gjykuar dhe tre gjyqtarë shqiptarë si Eraldo Gjoni, Rozana Gjergji dhe Ermal Çuli, të cilët janë ndërkombëtar, por dhe janë certifikuar nga një mjeshtre bullgare si Kostandinova në shtator 2015.
Përtej kësaj i vetmi që ka fituar dje ishte Riza Bregu, i cili ka mundur kosovarin Reshat Neziri. Më pas, Rexhep Masha është mundur nga mjeshtri ndërkombëtar rus Vasili Koshmar. Po kështu Eglantina Shabanaj ka rënë përballë mjeshtrit ndërkombëtar nga Islanda, Bjorn Torfinson dhe në fund Diamant Yzeiraj është mundur nga kosovari Sali Sutaj.
Pas 5 turesh, Riza Bregu është i 158-ti mes 245 pjesëmarrësve me dy pikë. Rexhep Masha mban vendin e 160-të me dy pikë në 5 ture, mes 245 pjesëmarrësve. Eglantina Shabanaj me 1.5 pikë klasifikohet e 197-ta dhe Diamant Yzeiraj me një pikë i 223-ti. Përgjithësisht, pas mosparaqitjes së 4 shahistëve të tjerë si Llambi Pasku, Bimi Meta, Robert Draci dhe Timoleo Miço, përfaqësimi i shahut shqiptar deri më tani lë për të dëshiruar.