Gjergj Vyshka 17.05.2016 10:25
Dje kanë nisur garat e notit që janë pjesë e Kampionatit Evropian të Notit, i cili është duke u zhvilluar në Londër të Anglisë.
Kështu në 400 metra stil i lirë, Franc Aleksi, që ka qenë pjesëmarrës në baterinë e parë eliminatore, ka zënë vendin e gjashtë me kohën 4’14”68.
Dhe mes 46 pjesëmarrësve, ai është renditur i 46-ti në renditjen e përgjithshme të garës.
Po kështu Deni Baholli në 100 metra shpinë në baterinë e parë me 1’08”28 ka zënë vendin e 4-t, ndërsa renditur i 61-ti mes 64 pjesëmarrësve në renditjen e përgjithshme.
Parë kështu, nisja shqiptarëve në këtë Evropian të notit nuk ka qenë i mirë, megjithëse nga Deni Baholli ka pasur dhe rekord kombëtar në 100 metra shpinë.