Gjergj Vyshka 16.05.2016 17:55
Basketbolli shqiptar dje ka përcaktuar dhe katër gjysmëfinalistet e paratërinjve. Tashmë është vetëm ky Kampionat Kombëtar i moshave të koshit që ende nuk ka përfunduar, ndërsa deri më tani janë “kampionë” për paratëreja Superiori, të reja Vllaznia dhe të rinj Superiori.
Në çerekfinalet e djeshme ato që diheshin që do të kalonin ishin Marsi Basket dhe Superior Klima, të cilat i kishin fituar dhe ndeshjet e para. Të vetmet dilema ishin në ndeshjet Goga Basket-Kamza Basket dhe Apolonia-Tirana, që përtej fitores së Goga Basket dhe Apolonisë janë kualifikuar humbëset, sepse kanë pasur fitore më të thella në ndeshjet e para.
Madje ka pasur dhe ironi për shkak të gjykimit në ndeshjen Goga Basket-Kamza Basket. Parë kështu, ndërsa faza gjysmëfinale dhe finale është në prag, gjyqtarët duhet të jenë më të kujdesshëm, sepse tashmë është kulmi i shpërblimit të një sezoni të tërë.
Kampionatit Kombëtar
i Basketbollit – Paratërinj
Kalendari i çerekfinaleve:
7 maj 2016:
Kamza Basket – Goga Basket 1 53-45
Tirana – Apolonia 49-44
Ardhmëria Basket – Superior Klima 66-76
8 maj 2016:
Sonia Basket – Marsi Basket 52-75
14 maj 2016:
Apolonia – Tirana 36-35
Superior Klima – Ardhmëria 60-33
15 maj 2016:
Marsi Basket – Sonia Basket 60-45
Goga Basket 1 – Kamza Basket 59-57