Gjergj Vyshka 16.05.2016 11:15
Vllaznia për paratëreja dhe Skënderbeu për paratërinj janë kampionët e volejbollit për sezonin 2015-2016. Faza finalet e para të rejave është luajtur në sallën Nr. 2 të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, ndërsa Vllaznia e Dorian Tafës ka qenë absolute përballë kundërshtarëve.
Dhe kupën skuadrën fituese ia ka dorëzuar anëtari i Komitetit Drejtues të Federatës Shqiptare të Volejbollit, Dashamir Brari. Ndërkohë në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” të Durrësit është luajtur faza finale e paratërinjve, atje ku “kampion” është shpallur Skënderbeu.
AlbanianSport.com i kërkon ndjesë komunitetit të volejbollit, veçanërisht trajnerëve dhe lojtareve për këtë pasqyrimi telegrafik. Por në mungesë të interesit të institucionit më të lartë të rrjetës shqiptare për ta pasqyruar më gjerësisht atë (në asnjë moment nuk është njoftuar për kalendarët e kësaj veprimtarie, apo dhe për fazën finale të të rejave dhe të rinjve) nuk mund të bënte më shumë.
E megjithatë Vllaznia dhe Skënderbeu e kanë merituar titullin “kampion” për para të reja dhe para të rinj.