AlbanianSport.com 16.05.2016 10:25
ASNN – Tërbuni ka pësuar humbjen e 26-të në kampionat ndaj Kukësit të shtunën, ndërsa ka pësuar 81 gola, gjë që nuk ka ndodhur në të gjithë historinë e krijimit të kësaj skuadre.
Dhe, në këtë mes, tifozeria pukjane e ka braktisur me të drejtë ekipin, sepse mundësitë e kësaj skuadre për të mbijetuar edhe me financa të pakta, kanë qenë, në fakt, shumë të mëdha.
Kjo edhe nga fakti që Tërbuni ka vlerësuar çdo skuadre dhe ka dhënë maksimumin e vet. Pavarësisht se skuadra është ndërtuar me lojtarë të rinj, të gjithë dhanë maksimumin për ta nderuar këtë fanellë sa më mirë.
Ndërkohë dje skuadra ka qenë pushim dhe sot do të nisë stërvitjen për të përgatitur ndeshjen e së mërkurës ndaj Laçit në fushën e këtij të fundit. Tashmë Tërbuni ka rënë në Kategorinë e Parë, por ndaj kurbinasve do të luajnë për moral.
Dhe pukjanët, për të cilët do të mungojnë si të dëmtuar Beci, Borshi dhe Kacaj, kanë premtuar marrjen e rezultatit pozitiv.