AlbanianSport.com 15.05.2016 22:10
Në Berlin, CSKA e Moskës është rikthyer të fitojë Euroligën e Meshkujve në basketboll pas tetë vjetësh mungese. Rusët, të udhëhequr nga Dimitriodis Itoudis, ish-nxënës për plot 13 vjet i Obradoviçit, trajnerit të turqve, kalojnë në finale Fenerbahçen 101-96 në kohë shtesë.
Madje ka ardhur kjo kohë shtesë pasi rusët kanë kryesuar me 21 pikë epërsi në të 27-ën minutë, teksa rezultati ishte 63-42, apo kur pas 30 minutave lojë ishin në një epërsi prej 16 pikësh, 69-53. Dhe, në rënien e fundit të sirenës së kohës së rregullt, është fiksuar barazimi 83-83.
Është sfumuar ëndrra evropiane e Xhixhi Datomes me 16 pikë të shënuar, ndërsa për CSKA e Moskës është Euroliga e 7-të në basketbollin e meshkujve. Në vendin e tretë renditet Lokomotiva e Krasnodar Kubanit, që ka mundur Laboral Vitorian, 85-75.