Gjergj Vyshka 15.05.2016 16:40
Në Tivat të Malit të Zi ka përfunduar Kampionati Ballkanik i Pingpongut për grupmoshat deri në 15 dhe deri në 18 vjeç. Në garën individuale, Liridona Rexhaj është eliminuar nga rumunia Klapa.
Kurse Alba Xhupi nga bullgarja Ilieva dhe Orjana Agolli nga serbja Menger. Po kështu dhe në lojën dyshe, kur Katillari-Selenica janë eliminuar nga rumunet Klapa-Lupulesku, apo Agolli-Xhupi nga malazezët Petrit-Vukaniç.
E në grupin B, Sadush Tosuni ka zënë vendin e tretë, kurse Kamela Katillari vendin e dytë, duke qenë dhe dy pingpongistët më të mirë të Shqipërisë në këtë veprimtari rajonale.