AlbanianSport.com 13.05.2016 17:40
ASNN – Iveta Urshini për të reja, si dhe dyshja shkodrane Gjeçi-Bashku janë më të mirët e aktivitetit. Tashmë e ka radhën mitingu ndërkombëtar po në “Elbasan Arena” më 21 maj 2016. Duhet theksuar se në këtë veprimtari, FSHA-ja mbështeti edhe OKB-në për barazinë gjinore.
I pranishëm në këto gara ishte Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Atletikës, Nikolin Dionisi, i cili për mediet theksoi: “Ky është një kampionat shumë i rëndësishëm. Madje është i dyti për nga rëndësia për FSHA-në dhe në këto gara do të seleksionohet edhe ekipi kombëtar.”
“Ky ekip do të marrë pjesë në Krushevac të Serbisë, ku do të mbahet Kampionati Ballkanik i Atletikës për Të Rinjve, atje ku pretendojmë të dërgojmë kampionët”, – përfundoi Dionisi, ndërsa kështu Kampionati Kombëtar i Të Rinjve është mbyllur me sukses të plotë.
Kampionati Kombëtar
i Atletikës për Të Rinj
Rezultatet teknike:
Meshkuj
110 m/p Eqerem Ruçi (Vllaznia) 17”17
400 m/p Florian Lata (Tirana) 59”29
100 m Mikel Vila (Skënderbeu) 11”48
400 m Edmond Murataj (Tirana) 59”96
3000 m Jurges Beqaj (Mj.Sportive Durrës) 10’24”53
200 m Mikel Vila (Skënderbeu) 23”77
1500 m Rexhino Bardhi (Elbasani) 4’19”69
5000 m Marko Sefgjini (Tirana) 18’27”12
800 m Florian Lata (Tirana) 2’07”07
Hedhje disku Klaudio Selamaj (Dinamo) 42.55 m
Hedhje gjyle Ronaldo Meta (Teuta) 14.70 m
Hedhje shtize Juri Hoxholli (Skënderbeu) 45.62 m
Trehapësh Sead Bashku (Vllaznia) 14.32 m
Së gjati Ergys Gjeçaj (Vllaznia) 6.81 m
4×100 m Vllaznia 46”56
4×400 m Mjeshtëria Sportive Durrës 3’45”74
Si ekip: Vllaznia 109 pikë
Sportistët më të mirë: Ergys Gjeçaj & Sead Bashku (Vllaznia) 882 pikë
Femra
100 m/p Sindi Prifti (Dinamo 2010) 17”29
100 m Iveta Urshini (Skënderbeu) 12”27
400 m Iljana Beqiri (Tirana) 59”77
200 m Iljana Beqiri (Tirana) 26”33
800 m Relaksa Dauti (Tirana) 2’13”10
Hedhje disku Pamela Asllani (Partizani) 21.65 m
Hedhje gjyle Pamela Asllani (Partizani) 7.65 m
Hedhje shtize Marsela Luzi (Mj.Sportive Durrës) 22.92 m
Trehapësh Ediena Kapxhiu (Mj.Sportive Durrës) 10.00 m
Së gjati Joana Hazisllari (Teuta) 5.17 m
4×100 m Skënderbeu 52”34
4×400 m Tirana 4’19”52
Si ekip: Tirana 99 pikë
Sportistja më e mirë: Iveta Urshini (Skënderbeu) 939 pikë