AlbanianSport.com 13.05.2016 16:45
ASNN – Skënderbeu-Partizani është sfida e titullit “kampion” në Kategorinë Superiore. Edhe pse diferenca midis tyre është 5 pikë, lufta sportive në fushë do të jetë maksimale nga ana e të dyja skuadrave. Nëse në fund të 90 minutave, fiton Skënderbeu, shpallet kampion për të 6-tin vit radhazi. Në të kundërt titulli vendoset në javën e fundit të kampionatit.
Vëmendja e gjithë opinionit futbolldashës është përqendruar sot në Korçë. Duke nisur nga orën 19:00, në Stadiumin e Korçës luhet supersfida Skënderbeu-Partizani, e vlefshme për titullin “kampion” të kategorisë superiore për sezonin 2015-2016. Kur kanë mbetur edhe dy javë kampionat diferenca midis dy skuadrave të kreut është 5 pikë. Përkushtimi nga ana e trajnerëve përkatës si dhe futbollistëve është tejet maksimal.
Skënderbeu i vendit të parë është më i favorizuar se është 5 pikë përpara Partizanit, por edhe luan në fushën e vet e përpara tifozerisë së zjarrtë korçare. Nisur nga ngjarjet e dhunshme në stadiumet tona javën e kaluar nga ana e tifozerive të ndryshme, duke ditur edhe tensionin që mbart sfida Skënderbeu-Partizani, një ditë më parë trajneri Josa ka kërkuar nga tifozeria korçare të jetë e kujdesshme.
Ai ka bërë thirrje që tifozeria të mendojë vetëm si të përkrahë skuadrën e vet. Përfundimi i kësaj sfide mund të shpallë edhe skuadrën “kampione për sezonin 2015-2016. Nëse fiton, apo edhe në rast të një barazimi, Skënderbeu shpallet për të 6-tin vit radhazi “kampion” i vendit. Por, nëse fiton Partizani, titulli vendoset në javën e fundit të kampionatit.