Pingpong / Ballkaniku, paratërejat renditen të 4-at, të rinjtë të 5-ët

Share Button

Ping-pong-ball-and-paddle

Gjergj Vyshka 13.05.2016 14:00

Kampionati i Ballkanik i moshave deri në 15 dhe 18 vjeç, që është duke u zhvilluar në Tivat të Malit të Zi, dje ka mbyllur ndeshjet ekipore. Kombëtarja e para të rejave, që është drejtuar nga Musa Tërniqi, edhe pse e ka pasur shansin për medalje nuk ka mundur ta arrijë atë. Sepse në gjysmëfinale është mundur nga Rumania e më pas për vendet 3-4 nga Serbia, me të njëjtin rezultat 0-3. E megjithatë edhe ky pozicion është sukses, ashtu siç vendi i 5-të i të rinjve.

Në gjysmëfinale për vendet 5-8 kanë mundur Malin e Zi 3-2. E ka nisur me fitore Tosuni, i cili ka fituar 3-2 përballë Jankoviç (7-11, 11-8, 12-10, 8-11, 11-5). Por ka humbur Gabeshi ndaj Islamoviçit 1-3 (3-11, 11-9, 14-16, 8-11). E të njëjtën gjë ka pësuar dhe Fuga ndaj Taljanoviçit, teksa është mundur 0-3 (5-11, 10-12, 8-11). Mirëpo menjëherë është kthyer tek suksesi Gabeshi, që ka fituar 3-1 ndaj Jankoviçit (11-7, 10-12, 11-8, 12-10).

Dhe suksesin e ka vulosur Tosuni ndaj Islamoviçit 3-2 (9-11, 11-8, 13-11, 8-11, 12-10). Në finalen për vendet 5-6 tanët kanë fituar 3-2 përballë Kosovës. Kështu Tosuni ka mundur Beqirin 3-2 (9-11, 11-13, 11-9, 14-12, 11-8). Por të njëjtën gjë ka bërë dhe Gabeshi, po 3-2 ndaj Ylli Dragidellës (11-4, 9-11, 11-9, 13-15, 11-8). Mirëpo atëherë kur pritej një fitore 3-0, ka ndodhur e kundërta dhe Fuga është mundur nga Petrit Dragidella 0-3 (9-11, 2-11, 9-11).

E si për ironi të fatit po me të njëjtin rezultat ka ardhur dhe humbja e Gabeshit ndaj Beqirit (4-11, 3-11, 6-11). Megjithatë suksesin e ka vulosur përsëri Tosuni, që ka mundur 3-0 Ylli Dragidellën (13-11, 13-11, 11-9). Dhe vendi i 5-të mes tetë ekipeve ishte sukses.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh