AlbanianSport.com 13.05.2016 12:10
ASNN – Tirana për femra me 99 pikë dhe Vllaznia për meshkuj me 109 pikë u shpallën ekipet më të mira në Kampionatin Kombëtar të Atletikës për Të Rinj, që u zhvillua dje në Stadiumin “Elbasan Arena”.
Ndërkohë sportistja më e mirë u shpall Irveta Urshini e Skënderbeut me 939 pikë, ndërsa sportistët më të mirë ishin dy me pikë të barabarta. Pikërisht Ergys Gjeçaj dhe Sead Bashku të Vllanisë me 882 pikë.
Prania e sportistëve ka qenë në një numër të konsiderueshëm, ndërsa skuadrat që kishin ardhur për të marrë pjesë në këtë Kampionat Kombëtar të Të Rinjve kanë sjellë rreth 200 sportistë.
Madje bashkë dhe me ekipet përfaqësuese të Kosovës, në pistën me tartan të “Elbasan Arenës” janë paraqitur 11 skuadra për të konkurruar në kampionatin e të rinjve. Duhet thënë se në këtë veprimtari, FSHA-ja mbështeti edhe OKB-në për barazinë gjinore.
Kampionati Kombëtar
i Atletikës për Të Rinj
Rezultatet teknike:
Meshkuj
110 m/p Eqerem Ruçi (Vllaznia) 17”17
400 m/p Florian Lata (Tirana) 59”29
100 m Mikel Vila (Skënderbeu) 11”48
400 m Edmond Murataj (Tirana) 59”96
3000 m Jurges Beqaj (Mj.Sportive Durrës) 10’24”53
200 m Mikel Vila (Skënderbeu) 23”77
1500 m Rexhino Bardhi (Elbasani) 4’19”69
5000 m Marko Sefgjini (Tirana) 18’27”12
800 m Florian Lata (Tirana) 2’07”07
Hedhje disku Klaudio Selamaj (Dinamo) 42.55 m
Hedhje gjyle Ronaldo Meta (Teuta) 14.70 m
Hedhje shtize Juri Hoxholli (Skënderbeu) 45.62 m
Trehapësh Sead Bashku (Vllaznia) 14.32 m
Së gjati Ergys Gjeçaj (Vllaznia) 6.81 m
4×100 m Vllaznia 46”56
4×400 m Mjeshtëria Sportive Durrës 3’45”74
Si ekip: Vllaznia 109 pikë
Sportistët më të mirë: Ergys Gjeçaj & Sead Bashku (Vllaznia) 882 pikë
Femra
100 m/p Sindi Prifti (Dinamo 2010) 17”29
100 m Iveta Urshini (Skënderbeu) 12”27
400 m Iljana Beqiri (Tirana) 59”77
200 m Iljana Beqiri (Tirana) 26”33
800 m Relaksa Dauti (Tirana) 2’13”10
Hedhje disku Pamela Asllani (Partizani) 21.65 m
Hedhje gjyle Pamela Asllani (Partizani) 7.65 m
Hedhje shtize Marsela Luzi (Mj.Sportive Durrës) 22.92 m
Trehapësh Ediena Kapxhiu (Mj.Sportive Durrës) 10.00 m
Së gjati Joana Hazisllari (Teuta) 5.17 m
4×100 m Skënderbeu 52”34
4×400 m Tirana 4’19”52
Si ekip: Tirana 99 pikë
Sportistja më e mirë: Iveta Urshini (Skënderbeu) 939 pikë