AlbanianSport.com 12.05.2016 20:25
ASNN – Një sezon, që përtej rivalitetit, nuk solli rritje të ndjeshme së cilësisë së garës. Të këtij mendimi janë gazetari sportiv, Fatmir Mneri, dhe ish-futbollisti Ermal Tahiri, të cilët e quajnë çështjen e titullit të mbyllur. Duke folur për Televizionin Shqiptar, dy opinionistët përcjellin mendimin se Partizani i këtij sezoni nuk ishte material “kampioni”.
Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u luajtur nga ky sezon i Kategorisë Superiore dhe me Skënderbeun të shkëputur 5 pikë në krye të renditjes nga ndjekësi më i afërt, titulli është një çështje e mbyllur. Të këtij mendimi janë gazetari sportiv, Fatmir Mneri, dhe ish-futbollisti Ermal Tahiri.
Po, a ishte Partizani i këtij sezoni material “kampioni”? Si Mneri, ashtu edhe Tahiri mendojnë që ende jo. Ndërkohë, sipas gazetarit veteran dhe ish-futbollistit të Dinamos dhe Kombëtares, pavarsisht rivalitetit për titull, ky sezon nuk solli rritje të ndjeshme së cilësisë së garës.
Të premten dhe të shtunën luhet java e parafundit të Superiores, ndërsa të mërkurën, ajo e fundit.