Gjergj Vyshka 12.05.2016 19:35
Trajneri i Teutës, Milan Milatoviç, ka vendosur që ta nisë me Llazanin dhe Ndrekon, ndërsa jo gjithçka është përqendruar tek Daliu, që njihet si një lojtar qendre i fortë. Jashtë forme Hamati, por dhe Karaj e Birçaj, e për rrjedhojë Kamza Basket ka vështirësi. Durrsakët godasin edhe nëpërmjet Aliajt dhe Goreas dhe, për rrjedhojë, pjesa e parë është në favor të durrsakëve 12-19.
Luhet pikë më pikë në pjesën e dytë, e cila edhe duke përfunduar barazim 21-21 e lë Teutën në një epërsi prej 7 pikësh 33-40. Presidenti i shoqatës Teuta Basket, Arqile Gorea, u kërkon tifozëve të mos u afrohen lojtarëve, të cilët duhet të jenë të përqendruar për atë që bëjnë sepse ndeshja ende nuk kishte përfunduar. Dhe ka pasur të drejtë kur Gjoka me 3-pikësh, por dhe të tjerët e kanë futur në lojë Kamza Basket.
Por vetëm kaq, sepse Teuta nuk dorëzohet. Fiton pjesën e tretë 15-23 dhe diferenca prej 15 pikësh epërsi për Teutën, 48-63, duket e pamundur për t’u përmbysur. Përpiqet Kamza Basket, ndërsa arma e tyre më e fortë për 3 pikë nuk është se e ka pasur shënjestrën e duhur. Pavarësisht përpjekjeve të Kamza Basket, që e ka fituar pjesën e katërt 26-16, në fund fitorja i ka buzëqeshur Teutës, 80-74.
E ka merituar dhe nuk do të jetë aspak çudi nëse do të jetë ajo finaliste, sepse edhe gjendja fizike e lojtarëve të Kamza Basket, me një mbingarkesë të tejskajshme ndeshjesh, nuk është ndër më të mirat në këtë fund sezoni. Ndaj Kamza Basket ka paguar këtë, por dhe festën e parakohshme, sepse në ndeshje të tilla nuk mund të shkohet me “këngë e valle…”
Kamza Basket – Teuta 74-80 (0-1)
(12-19, 21-21, 15-23, 26-17)
Kamza Basket: Gjoka (3), Birçaj (6), Karaj (3), Hamati (15), Shestani (19) / Fjolla (11), Roshi (17). Trajner: A. Muhametaj
Teuta: Daliu (12), Ndreko (17), Aliaj (20), Llazani (12), Gorea (8) / Strazimiri (3), Thano (8). Trajner: N. Milatoviç
Gjyqtarë: E. Koçi, G. Hoxha, A. Bejko (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Kalendari i “play-off”-it
për titull kampion
Superliga
Gjysmëfinalet:
11 maj 2016:
Kamza Basket – Teuta 74-80 (0-1)
(12-19, 21-21, 15-23, 26-16)
Salla Sportive, Bathore
Vllaznia – Tirana 81-63 (1-0)
(21-13, 16-17, 20-15, 25-18)
Pallati i Sportit “Qazim Dervishi”, Shkodër
14 maj 2016:
Teuta – Kamza Basket ora 19:00
Pallati i Sportit “Ramazan Njala”, Durrës
Tirana – Vllaznia ora 19:00
Salla Sportive “Fahrie Hoti”, Tiranë
18 maj 2016:
(nëse do të jetë e nevojshme)
Kamza Basket – Teuta ora 19:00
Salla Sportive, Bathore
Vllaznia – Tirana ora 19:00
Pallati i Sportit “Qazim Dervishi”, Shkodër