Gjergj Vyshka 12.05.2016 16:15
Volejbollisti shkodran: “Trajneri Jani Melka ka sjellë shumë të reja në ekipin përfaqësues, të cilat nisin që nga metodat e stërvitjes, të cilat i mungojnë volejbollit shqiptar”.
Anton Qafarena, edhe duke qenë një volejbollist me shumë të ardhme, shpreson që nga kombëtarja të ketë një mundësi për të shfaqur vlerat e tij më të mira në kampionatet e Evropës.
“Do të kisha shumë dëshirë dhe do të shpresoja që të ndodhte një gjë e tillë, – ka thënë ai. – Që do të thotë se edhe duke qenë në sytë e menaxherëve besoj se do të jap maksimumin tim për t’i shërbyer sa më shumë kombëtares.”
Ndërsa Kombëtarja e Shqipërisë në volejboll për meshkuj, deri në nisjen e ndeshjeve zyrtare shpresonte të ketë edhe teste miqësore. Ndaj dhe Qafarena thotë se janë në pritje të ndeshjeve miqësore.
Në një farë mënyre, të paktën nga ajo që trajneri Melka tha në konferencën për shtyp më 22 prill 2016, janë planifikuar ndeshje me Bosnje-Hercegovinën, Malin e Zi dhe Greqinë.