Gjergj Vyshka 12.05.2016 10:25
Në Tivat të Malit të Zi ka nisur Kampionati Ballkanik i moshave deri në 15 dhe 18 vjeç. Dhe në garën ekipore ata që janë paraqitur më mirë kanë qenë vajzat e kategorisë paratëreja. Kanë fituar dy ndeshje në grup duke qenë në vendin e dytë, ndërsa janë mundur 0-3 nga Serbia. Por, më parë kishin fituar me Maqedoninë 3-1.
Kështu Agolli ka mundur Dimitrevskën 3-2 (7-11, 12-10, 9-11, 14-12, 8-11). Të njëjtën gjë bën edhe Xhupi, që ka mundur Sotirovën 3-0 (11-6, 11-1, 11-5. Në lojën dyshe kanë triumfuar maqedonaset Dimitrevska/Sotirova 2-3 (9-11, 11-8, 13-11, 10-12, 10-12). Dhe ajo që ia vë vulën është Xhupi që ka mundur Dimitrievskën 3-0 (11-5, 11-5, 11-8).
Ndërkohë vajza kuqezi kanë mundur 3-2 dhe Malin e Zi. E ka nisur murë Xhupi që ka mundur Vukaniçin 3-0 (11-3, 11-3, 11-6). Po të njëjtën gjë ka bërë edhe Agolli përballë Orjanës, 3-1 (11-9, 6-11, 11-5, 11-4). Në lojën dyshe kanë triumfuar malazezet Vukaniç/Orjana 0-3 (9-11, 9-11, 3-11).
E rëndohet situata kur Xhupi është mundur nga Petraniç 2-3 (8-11, 7-11, 11-6, 11-9, 7-11). Dhe suksesi është për tonat kur Agolli ka mundur Vukaniçin 3-2 (8-11, 11-4, 9-11, 11-8, 11-8). E lodhja e madhe duket se ka bërë të veten, ndërsa nuk kanë përballuar Serbinë, e cila ka fituar 3-0.