Gjergj Vyshka 12.05.2016 07:55
Ashtu sikurse ishte parashikuar edhe në programin e garavetë Kampionatit Kombëtar të Atletikës për Të Rinj, pjesa më e madhe e të cilave do të zhvillohen sot në pistën me tartan të Stadiumit “Elbasan Arenës”, dje janë shpallur kampionët e parë të kësaj. Në fakt ishte parashikuar në program hedhja e çekiçit për djem, por për shkak të mungesës së këtij elementi kjo garë nuk është zhvilluar.
Kanë qenë vetëm pesë vajza, të cilët stërviten nga mjeshtri i hedhjeve, Vaso Selenica, e në fund kampione ka dalë Marsela Dini, që për të gjithë ka të ardhme në hedhjen e çekiçit. Ndërkohë kërcimi së larti për femra ka pasur probleme, sepse trajneri i Dinamos 2010, Shpëtim Markolaj, referuar udhëzimeve të programit, atje ku është thënë pjesëmarrja me kategorinë e parë dhe pikëzimi me kategorinë e tretë, ka kërkuar që gjithçka të nisë me 1.40 metra.
Por që nuk është pranuar sepse atletet e tjera, që stërviten nga Laura Derhemi, e kanë nisur me 1.20 metra. Një herë ka vendosur të mos e fusë dhe më pas e ka përfshirë në garë dhe Sindi Prifti ka dalë kampione me 1.55 metra. Madje teksa ka kaluar këtë distancë nga kryegjyqtari i garave Filip Nito i është dhënë dhjetë minuta pushim me idenë se do të shkonte më lart se 1.60 metra.
Por nuk është pranuar nga Markolaj, kurse gjyqtarët vijojnë të përballen me kapriçiot e trajnerëve. Përfundimisht Prifti është kampione me 1.55 metra, kurse për meshkuj Ceci i Skënderbeut me 1.60 metra. E sot do të shpallen në Elbasan kampionët e tjerë të atletikës për të rinj.
Kampionati Kombëtar
i Atletikës – Të Rinj
Rezultatet teknike të ditës së parë:
Meshkuj:
Kërcim së larti Aleksandër Ceci (Skënderbeu) 1.60 m
Femra:
Hedhje çekiçi Marsida Dini (Dinamo) 29.54 m
Kërcim së larti Sindi Prifti (Dinamo 2010) 1.55 m