Disiplina “syrgjynos” Korabin, “shkrin” Kevitanin, i “mbyll gojën” Gent Muçës

Share Button

Cekicigjykates-me-kandar-e-bukur

AlbanianSport.com 11.05.2016 21:40

ASNN – Korabi mund të ngjitet sezonin e ardhshëm në Kategorinë Superiore, por skuadrës dibrane do t’i duhet t’i luajë larg Peshkopisë të gjitha takimet në fushën e saj. Kjo sepse Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, në mbledhjen e tij të sotme, ka vendosur ndalimin e zhvillimit te ndeshjeve në stadiumin e qytetit të Peshkopisë, për sezonin futbollistik 2016-2017. Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, në mbledhjen e tij të sotme, ka reaguar ashpër ndaj dhunës së vërejtur në fundjavë në nivelin e dytë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, që njihet si Kategoria e Parë.

Kështu, Klubi i Futbollit “Korabi”, për lejim të hyrjes në fushë të spektatoreve pas përfundimit të ndeshjes, duke shkaktuar grindje dhe goditje me ekipin kundërshtar, dënohet me ndalimin e zhvillimit te ndeshjeve në stadiumin e qytetit të Peshkopisë, për sezonin futbollistik 2016-2017. Për të njëjtën arsye, edhe Klubi i Futbollit “Pogradeci”, dënohet me zhvillimin e 4 ndeshjeve pa spektatorë. Për shkak të rolit të tyre në dhunën e shkaktuar në ndeshjet Korabi-Kastioti dhe Pogradeci-Luftëtari, Komisioni i Disipilinës ka dhënë ndëshkuar edhe zyrtarë dhe lojtarë të ndryshëm të klubit krutan dhe atij pogradecar.

Midis zyrtarëve të Kastriotit është edhe Alban Vogli, i cili është ndalur nga policia për sulmin ndaj gazetarit sportiv, Eduard Ilnica. Sa u përket vendimeve të tjera të marra në mbledhjen e sotme, spikat dënimi me pezullim për 12 muaj nga aktiviteti i futbollistit të Tiranës, Gentian Muça, për nxitje publikisht të urrejtjes, në përfundim të derbit të kryeqytetit me Partizanin. Sa i përket Kategorisë së Dytë, Disiplina ka pezulluar për 3 vjet 5 lojtarë të ekipit privat të Kevitanit, i cili është përjashtuar gjithashtu nga kampionati i vitit të ardhshëm, si dhe detyrohet të paguajë dëmet e shkaktuara në Stadiumin e Gramshit në masën 150,000 lekë.

 

Ja të gjitha vendimet e mbledhjes së sotme të Komisionit të Disiplinës:

 

1.Lojtaret e FC Kevitan, Eridion Vataj, Emirjon Hajdari, Aldi Pjetri Elio Rapo dhe Arnold Hyseni, per dhune ndaj zyrtareve te ndeshjes dhe kundershtareve, bazuar ne nenet 22, 48/1/e; 49/1/b te KDS, denohen secili me perjashtimin nga te gjitha veprimtarite futbollistike per 36 muaj;

2.FC Kevitan, për sjellje jo sportive duke ushtruar dhune ndaj zyrtareve dhe lojtareve te ekipit kundershtar, bazuar ne nenin 28, 56/1 te KDS, denohet me perjashtim nga veprimtarite futbollistike per sezonin Futbollistik 2016-2017.

3.Detyrimin e FC Kevitan, te paguaje demin e shkaktuar ne ambjentet e Stadiumit te Qytetit te Gramshit ne masen 150.000 lek;

4.KF Pogradeci, per mos permbushjen e pergjegjesive ne organizimin e ndeshjes, bazuar ne Nenin 65/3/a te KDS, denohet me zhvillimin e 4 ndeshjeve pa spektatorë.

5.Zyrtari i KF Pogradecit, Gentian Stojku, per sjellje ofenduese ndaj zyrtarit te ndeshjes, bazuar ne Nenin 56/1/a te KDS, pezullohet per dy ndeshje nga aktiviteti;

6.Lojtariete KF Pogradecit, Vangjel Zguro dhe Hermes Shkulaku per goditje me grusht ndaj kundershtarit, bazuar ne Nenin 48/1/e te KDS, denohet me 6 ndeshje pezullim secili;

7.Zyrtaret e KF Pogradeci, Altin Prifti dhe Elton Kllogjri, per goditje me grusht ndaj kundershtarit, bazuar ne Nenin 48/2/b te KDS, denohen me 10 ndeshje pezullim secili;

8.KF Korabi, per lejim te hyrjes ne fushe te spektatoreve pas perfundimit te ndeshjes, duke shkaktuar grindje dhe goditje me ekipin kundershtar, ne baze te Nenit 12 dhe 66 te KDS, denohet me ndalimin e zhvillimit te ndeshjeve ne stadiumin e qytetit te Peshkopisë, per sezonin futbollistik 2016-2017.

9.Zyrtarët e KF Kastriotit, Gazmend Vogli dhe Alban Vogli, per nxitje te akteve te dhunes dhe perfshirje ne grinde, ne baze te Nenit 11/1/e, 50, 52/1, 136/1/a te KDS, denohen secili me ndalimin e hyrjes ne stadiume per 12 muaj dhe gjobe ne masen 150.000 leke.

10.Lojtari i K.F Tirana, Gentian Muça, për nxitje publikisht të urrejtjes, bazuar ne Nenin 52/1, te KDS pezullohet per 12 muaj nga aktiviteti.

11.K.F Laçi, per sjelljen e gabuar te spektatoreve duke hedhur mjete ndezese ne fushe pa shkaktuar akte dhune, denohet me njendeshje pa spektatorë, bazuar ne Nenin 66/3/ate KDS;

12.Ekipi i Elbasanit U17, per hedhje te sendeve te forta ne fushe me pasoje nderprerjen e lojes, denohet me ndalimin e zhvillimit te kater ndeshjeve pa spektator ne stadiumin perkates ne baze te Nenit 66/3/bte KDS;

13.Lojtari I KF Vlora U17, Mateo Mataj, per goditje me shkelm te kundershtarit, denohet me 5 ndeshje pezullim nga aktiviteti ne baze te Nenit 48/1/e te KDS;

14.K.F. Porto U19, per mosparaqitje ne ndeshjen kunder K.F Tirana U19, ne bazeteNenit 55 te KDS, denohet me humbjen e ndeshjes ne tavoline me rezultatin 3-0.

15.K.F. Bylis U19, per mosparaqitje ne ndeshjen kunder K.F Flamurtari U19, ne baze te Nenit 55 te KDS, denohet me humbjen e ndeshjes ne tavoline me rezultatin 3-0.

16.K.S. Vlora U19, per mosparaqitje ne ndeshjen kunder K.F Tirana B U19, ne baze te Nenit 55 te KDS, denohet me humbjen e ndeshjes ne tavoline me rezultatin 3-0.

17.K.F. Terbuni U19, per mosparaqitje ne ndeshjen kunder K.F Kukesi U19, ne baze te Nenit 55 te KDS, denohet me humbjen e ndeshjes ne tavoline me rezultatin 3-0.

 

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh